Ardit Gjebrea, Pirro Çako dhe Saimir Pirgu përjetojnë emocione të forta në skenën e ‘Kënga Magjike’
Mbrëmja finale e ‘Kënga Magjike’ ka rezervuar emocione të forta për të gjithë spektatorët dhe jo vetëm. Pas një mungese të gjatë në muzikë, Ardit Gjebrea kishte përgatitur një surprizë për të gjithë. Pavarësisht se për të ka qenë një vit i vështirë, Arditi vendosi që këtë vit të ngjitej sërish në skenë për të kënduar. Por këtë herë emocionet për të ishin më të forta se kurrë më parë, sepse kënga ishte një dedikim për nënën e tij, që u nda nga jeta disa muaj më parë. “Kur humb një njeri të shtrenjtë është e vështirë ta harrosh dhe t’i fshish emrin e të thuash: Wshtë ajo”, u shpreh Gjebrea. Së bashku me Arditin u ngjit në skenë edhe tenori i njohur, Saimir Pirgu për të kënduar këngën “Kur them ajo”. Nata finale iu dedikua edhe një artisti të nderuar që prej vitesh i dhuroi perla muzikës shqiptare, Gaqo Çakos, që u nda nga jeta në gusht të këtij viti, shkruan Who. Saimir Pirgu bashkë me djalin e tenorit të ndjerë, Pirro Çako, kënduan ‘Kur këputa një gjethe dafinë’ në nderim të artistit të mirënjohur.Me lot në sy, Pirro e pati të vështirë të përmbante emocionet.