Ardit Gjebrea ndërpret intervistën për të telefonuar bashkëshorten dhe për t’i thënë: “Të dua”
Ditën e djeshme, Ardit Gjebrea zhvilloi një intervistë me Prefektin e Qarkut të Tiranës, Toni Gogu dhe me bashkëshorten e tij, Edin, gjatë rubrikës “Gjysma ime”.
Teksa çifti fliste për marrëdhënien e tyre të dashurisë, Edi tregoi se mërzitet shpesh kur bashkëshorti i kushton më shumë vëmendje punës sesa familjes.
E nisur nga kjo, Arditi i kërkoi stafit telefonin për të telefonuar bashkëshorten, në mënyrë që t’i thonte se e donte.
Pjesë nga biseda:
Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?
Edi Gogu: Përpiqet. Më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them: “Po sot?”
Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin, të lutem. Më duhet të bëj diçka. (Telefonon Anila Gjebrean)
Anila Gjebrea: Jam tek grimi.
Ardit Gjebrea: Jo, thjesht të mora për të të thënë të dua, kaq. Mirupafshim!
Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua!
Edi Gogu: E shikon Ardit? Me një fjalë…
Ardit Gjebrea: Faleminderit!
Toni Gogu: Është magjistare!
Pak ditë më parë, moderatori i njohur shqiptar festoi bashkë me bashkëshorten e tij 30 vite martesë.
Dyshja janë prindër të një djali, Jonit, si dhe të një vajze, Anës.