Ardit Gjebrea ka gjetur mënyrën që nëpërmjet “Kënga Magjike” të ndërtojë një nga shtëpitë e rrënuara nga tërmeti

Të gjithë janë të hidhëruar për tragjedinë e ndodhur në Thumanë të Durrësit që mori jetët e 47 personave. Shtetas të ndryshëm kanë shprehur keqardhjen për këtë fatkeqësi natyrore duke dhënë dhe ndihmat e tyre për ata që kanë mbetur tashmë të pastrehë.
EA1BC189-1161-4D1F-A9ED-178DB0ED98DE

Me anë të një postimi në Instagram, moderatori shumë i dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka njoftuar se festivali “Kënga Magjike” do vazhdojë dhe se me biletat e shitura do ndërtohet shtëpia e familjes Caci.

“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë. Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë. Të gjithë bashkë mundemi dhe ndërtojmë shtëpi“, shkruan Gjebrea./News31.al