Ardit Gjebrea humb njeriun e dashur, prek me fjalët: “Nuk di a do mësohem pa ty”

Kjo e shtunë është një ditë e trishtë për showman-in e dashur për publikun shqiptar. Kantautori dhe moderatori më i njohur Ardit Gjebrea ka humbur nënën, dhe padyshim dhimbja për të s’ka fjalë. Ka qenë vetë ai që ka konfirmuar lajmin, përmes një njoftimi ku shkruante:
“Me trishtim njoftoj se mbrëmë mamaja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në ora 5pm në varrezat e Sharrës. Ndërsa vizitat i presim në Mak Albania Hotel (ish Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën 10.00 – 1pm dhe 5pm – 8pm”, njofton Ardit Gjebrea.
Teksa shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të dashur, Gjebrea prek me fjalën e ndjera që i dedikon nënës së tij në një postim në “Instagram”, ku ka publikuar edhe një foto me të.
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde… Lutem që engjëjt të kujdesen për ty!”, shprehet ai plot dhimbje.
Nëna e tij ka ushtruar profesionin e mësueses për vite me rradhë. Ajo është vlerësuar si Mësuese e Meritur per karrierën e saj të gjatë në shkollën “20 vjetori” në kryeqytet, ndërsa në rininë e saj ka kënduar, pasion të cilin e ka trashëguar dhe Ardit Gjebrea.Në “Këngët e Shekullit”, Arditi këndoi duet këngën e saj të famshme të viteve ’50-te “E dashur”, shkruan BalkanWeb.