Ardit Gjebrea hap arkivat, tregon si dukeshin ai dhe Pirro Çako 27 vite më parë

Miqësia mes Pirro Çakos dhe Ardit Gjebreas duket se i ka rrënjët shumë të thella, sepse ky i fundit na e ka dëshmuar përmes një fotografie. Ditën e sotme Arditi ka hapur “arkivat” dhe në fotot e shumë viteve më parë ka gjetur një me Pirro Çakon. Ai ka treguar se fotografia është realizuar si sot 27 vite më parë dhe me siguri duhet t’i ketë sjellë në mendje shumë kujtime. Në imazhin e publikuar Pirro dhe Arditi shihen duke pirë kafe dhe ndjekësit e Gjebreas shprehen se tek ta nuk ka shumë ndryshime. Vetëm diçka që ju ka rënë të gjithëve në sy është fakti se Arditi ka shumë më pak flokë se më parë dhe se Pirro nuk ka ndryshuar pothuajse fare.

Ardit-2

Gjithsesi çdo ndryshim do të ishte i pranueshëm duke marrë në konsideratë kohën që ka kaluar, por e rëndësishme është se këto vite nuk kanë ndikuar aspak në raportet mes atyre të dyve. Sot Arditi dhe Pirro vazhdojnë të jenë po njësoj miq të mirë me njëri-tjetrin dhe pasioni për muzikën është një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndikuar në këtë raport. Kujtojmë se një vit më parë ishte Ardit Gjebrea ai që ndikoi në ngjitjen e Pirro Çakos në skenën e “Kënga Magjike” për të kënduar së bashku me Saimir Pirgun këngën e njohur, “Këputa një gjethe dafine”, të babait të tij të ndjerë, Gaqo Çako. /revistawho.com