Ardit Çuni kritikon ashpër RTSH-në, në lidhje me Festivalin e Këngës!

Në një “pyetje-përgjigje” në Instagram, Ardit Çuni duket i revoltuar me Radio Televizionin Shqiptar.

Duke qenë se prej disa vitesh, këngëtari ka qenë pjesë e ekipit të Eurovision për artistët shqiptarë, atij i është drejtuar pyetja:

“Do marrësh pjesë në Festivalin 61 si konkurrent?”

Arditi nuk ka ndërmend të marë pjesë në festival, për disa arsye.

“Ndoshta kur RTSH të më likuidojë borxhet që më ka akoma nga Eurovision 2022…ose kur të vendosin ta përdorin buxhetin e shtetit, të mbledhur nga taksat tona, për artistin dhe performancën e tij/saj dhe jo për të bërë qejfe personale apo për të plotësuar tekat apo qokat e drejtuesve”, është përgjigjur Arditi.

Ai e mbyll duke thënë:

“Oops, sorry not sorry!”

Anabelmagazine