Ardit Çuni kritika për ‘Big Brother’: Jam trajtuar ndryshe, s’mora asnjë surprizë…

I eleminuari i së premtes në “Big Brother VIP”, këngëtari Ardit Çuni ka shprehur kritika të shumta për produksionin. I ftuar në emisionin “Fan Club” tha se nuk është i vetmi që ka shkelur rregullat, ka pasur edhe të tjerë, por është dënuar, kurse të tjerët jo.

“Rregullat janë thyer minimalisht 5 6 7 herë nga Monika, nga Donaldi. Edhe unë jam penalizuar, në seancë gjyqësore jam paralajmëruar vetëm unë. Kam thënë që më ka ardhur një zarf i zi. Donaldi ka thyer një nga rregullat e kontratës dhe vjen zarfi për mua. Më vjen keq që jam trajtuar ndryshe nga të tjerët. Unë që shkela do penalizohem, ata që shkelën nuk penalizohen. Gjithashtu unë jam i vetmi që nuk kam pasur asnjë surprizë, ndërsa të tjerët nga dy tre,”– tha ai.

Ndërkohë që ka pasur edhe kërkesa për të pasur një surprizë brenda shtëpisë, duke pretenduar se kishte kërkuar me padurim një të tillë.

“Jam i vetmi që nuk i është bërë asnjë surprizë në shtëpinë e “Big Brother”. Donaldit i është bërë Bora. Nuk më intereson se erdhi për Semin. Në kohën kur isha unë, janë kthyer surprizat për herë të dytë. Unë e kam kërkuar pafundësisht një surprizë. Duhet të shtrihesha në tokë?,”-shtoi ai.

(k.m/dosja.al)