Ardian Bujupi zgjedh të martohet me këngëtaren e famshme…

Kur vjen puna tek jeta private, Ardian Bujupi tregohet gjithmonë i rezervuar. Prej disa kohësh, është aluduar se këngëtari është në një lidhje me Sabrine, një vajzë me të cilën ai ka postuar jo rrallë në rrjetet sociale.

Megjithatë, rubrika ‘Ask me a question’ në Instagram ka treguar jo pak për Ardianin. Nisur nga një pyetje në veçanti, Bujupi ka publikuar disa momente ‘live’ nga një dasmë kurde, ku vetë ai ishte një nga të ftuarit specialë. Kaq ka mjaftuar që një tjetër ndjekës t’i shkruajë: “Tani e ke radhën ti”, duke nënkuptuar martesën. “Po, me Madison Beer”, është përgjigjur me humor Ardiani. Pra, këngëtarja e famshme duket se është ndër të preferuarat e Bujupit, por çfarë do të thotë kjo për lidhjen e supozuar mes tij dhe Sabrine?

Dyshja nuk janë parë shpesh sëbashku kohët e fundit, e kaq ka mjaftuar që fansat të dyshojnë për ndarje. Ardiani nuk e pranoi asnjëherë publikisht romancën me Sabrine, por nga ana tjetër nuk i kurseu asnjëherë fotot ku shihej krahë saj…

News31