Ardian Bujupi iu nënshtrua testit të Covid-19 dhe përgjigja që mori është…
Ardian Bujupi ka zbuluar se i është nënshtruar testit të Covid-19.
Kjo jo për shkak të ndonjë simptome, por për shkak se i është dashur të udhëtojë jashtë vendit dhe kështu është detyruar të bëjë testin.
Artisti e ndau përgjigjen me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale: negativ.
Përpos kësaj, në foto ku duket përgjigja e analizës, ai ka shkruar edhe një numër të madh për të nënkuptuar se i është nënshtruar shumë herë testeve të koronavirusit.
Gjatë vitit që lamë pas, Ardiani ka qenë shumë aktiv duke sjellë disa projekte muzikore, ku i fundit ishte “Nur noch einmal”, që në shqip do të thotë “Vetëm edhe një herë”.