Ardi Pulaj rrëfehet për “Voilà”, kjo është biondja që do e zhveshë nga kostumi i spikerit të lajmeve

“Voilà” është program i ri në kanalin e Youtube në “Top Channel”. Çdo të premte në orën 19:00 në kanalin e Youtube në Top Channel emisioni “Voilà” vjen me informacione, shoë biz, intervista, paparazzi, të pathënat e personazheve publike shqiptare dhe të huaj. Intervista me pyetje pikante dhe histori te patreguara për publikun, projektet në të ardhmen, si dhe projekte te pa realizuara e të mbetura pezull, janë ato që rrëfejnë personazhet e njohur që bëhen pjesë e formatit.

Ardi-Pulaj-2

Mesa duket njëri prej tyre është dhe spikeri i lajmeve, Ardi Pulaj. Në profilin e tij në Instagram ai ka postuar një foto të etiketuar “Voilà”, që nënkupton se është një ndër të ftuarit. Në “Voilà” personazhet publike flasin pa dorashka. Fansat do të kenë mundësinë të dërgojnë video mesazhe, dhe të bëjnë dedikimet e tyre për personazhin që ato simpatizojnë. Romancat e reja, ndarjet, ndryshimet në pamje fizike, stili i jetës së personazheve publike vijnë ekskluzive në “Voilà”, që prezantohet nga Xhesika Muçaj dhe transmetohet në livestream në Youtube.

Ardi-Pulaj-1