Arbnora Ademaj: Dua të jem e padukshme, të shoh si i shpenzon paratë Behgjet Pacolli

Në ‘Dance Albania’, Arbnora Ademaj performoi me rolin e agjentes sekrete të filmit “James Bond”.

Siç është shprehur vetë Arbnora, agjentja sekrete në fakt, nuk është një rol që do ta intrigonte në jetën reale.

Nëse do të kishte mundësi të zgjidhte, ajo do të donte të jetonte një ditë si e padukshme. Dhe disa nga gjërat që do të donte të zbulonte ishin:

Të shihte si i shpenzon paratë Behgjet Pacolli, si e jeton jetën, si e ka arritur këtë sukses dhe si fle gjumë Leonardo Di Caprio.

Ndërsa lidhur me spektaklin, Arbnora ka thënë se do të donte vetëm të shihte pikët e jurisë pak përpara se ata t’i shpallnin.

Por, sipas vlerësimit të jurisë, kjo ka qenë nata e fundit e Arbnorës në këtë eksperiencë.