“Arbitër pa guxim, qeshte e bënte shaka me Ancelottin”, tërbohet Tuchel: Ndaj Real Madrid kanë frikë
Chelsea largohet me kokën lart nga Madridi, por me një shije të hidhur për mënyrën se si shkojë ky takim, ishin me një këmbë në gjysmëfinale, por VAR dhe dyshja Modric-Benzema i shuan këtë ëndërr të madhe:
“Ana pozitive është se nuk u dorëzuam. Jo shumë skuadra mund të vinë këtu dhe të dominojnë ashtu siç bëmë ne, bëmë dhe gabime të pafalshme, ishim dhe të pafat. Mendoj se e meritonim të kalonim me tej pas kësaj paraqitje të bërë këtu, por kjo nuk do të thotë asgjë”, theksoi Tuchel në konferencë për shtyp duke u ndalur në fund edhe tek
“Jo vetëm sot, kur luan ndaj Real Madrid ndjen që jo të gjithë kanë kurajo. Pash disa gjëra të vogla në ndeshjen e parë, por edhe këtu. Nuk e pashë golin por jam shumë i zhgënjyer që arbitri nuk shkoi për ta kontrolluar në VAR. Në fund të ndeshjes shkova për ta takuar por e pashë që qeshte dhe bënte shaka me Carlo Ancelottin, kjo nuk më pëlqeu, ishte një moment i keq, nuk mund të bëj një arbitër diçka e tillë pas 126 minutave lojë”, theksoi ndër të tjera Thomas Tuchel.