Arbër Hajdari heq dorë nga roli si opinionist në ‘Big Brother VIP 3’, ja pse
Arbër Hajdari ka qenë prej dy vitesh opinionist në ‘Big Brother VIP 3’, duke ndarë me ndjekësit mendimet e tij pa filtra. Shpesh Arbëri është bërë viral me deklaratat e bëra, duke shkaktuar edhe të qeshura.
I ftuar sot në ‘E Diell’ ai tha se ftesa iu bë nga ‘Top Channel’ një vit më parë.
“Ishte vlerësim nga ana e televizionit ftesa për të mbajtur pozicionin e opinionistit dhe sigurisht edhe pse me Top Channel jam njohur në kushte kur ata dinin më tepër se kush është Arbëri sesa çfarë pune bënte Arbëri. Kjo ishte ideja e tyre për të qenë pjesë e formatit.”
Ai tha se edicioni i parë ishte më i vështirë për të, por shtoi se është person që mësohet shpejt.
“Vjet ishte ndoshta pak më vështirë sepse ishte edhe edicioni i parë, por unë jam një njëri që mësohet shpejt me gjërat. Ndoshta ishte më shumë e vështirë prej ngarkesës që unë kam edhe te Fundjava, edhe te një program ku kam dashur të ruaj qetësinë, të mos ndikohem nga konkurrentët, familjarët e tyre jashtë që është krejt normale të shqetësohen. Jam munduar t’i rri larg trysnisë që krijohet nga banorët, dashamirësit e tyre, dhe të prezantoj atë që jam. Mendoj se opinionisti përzgjidhet për të dhënë mendimin e tij ashtu si e shikon ai.”
Por, Arbëri mendon se askush nuk mund të jetë opinionist gjithmonë sepse njihet nga publiku dhe mendimet e tij dihen. Ndaj thotë se nuk e sheh veten në “Big Brother VIP 3”. Edhe prej angazhimeve të shumta që ka.
“Asnjë nuk mund të jetë një opinionist i përjetshëm. Sepse konsumohesh, njerëzit e kuptojnë se kush je dhe çfarë mendimi ke dhe mbase nuk ke më asnjë risi. Prandaj, nuk e shoh më veten si opinionist në ‘Big Brother VIP 3’. Mendoj se jo sepse edhe Fundjava kërkon një angazhim shumë të madh”.