Arbër Bytyqi nisë t’i kurojë edhe meshkujt, e bën ‘sefte’ me Noizyn
Është një ndër emrat më të njohur të grimit.
Puna e tij prej kohësh ka tejkaluar kufijtë vendor.
Arbër Bytyqi që nga gjeneza e karrierës së tij, gjithnjë është përkujdesur që të eksperimentojë me guximin e tij që e ka çuar përtej të zakonshmes.
E duket se pasi ka kaluar një kohë të konsiderueshme duke u kujdesur për estetikën e mijëra vajzave, ai fokusin po e kalon ngadalë ngadalë edhe tek meshkujt.
Përmes një videoje me një prej emrave më të fuqishëm të estradës, Noizyn, ai ka folur për “grooming” para paraqitjeve publike.
View this post on Instagram
“’Grooming’ për burrat është një aspekt i rëndësishëm i kujdesit për veten. Jo vetëm që përmirëson pamjen tuaj, por gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen e besimit”, është shprehur ai përmes një postimi në rrjete sociale.
View this post on Instagram
Prive.al