Arbenita thumbon Feron pas ndarjes, bën deklaratën e fortë: “Të duan për interes”

Një nga çiftet më të komentuar të showbiz-it shqiptar, Fero dhe Arbenita, nuk janë më bashkë. Dyshja nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe duket se janë ndarë sërish.

Por mesa duket, gjërat mes tyre qenkan mjaft të tensionuara. Modelja ka publikuar së fundmi një postim në Instastory, ku shprehet se dikush e ka dashur vetëm për interes dhe shumë po aludojnë se ky është një thumbim drejtuar Feros.

“Disa njerëz do të të “duan” për aq kohë sa mund të të përdorin. Besnikëria e tyre përfundon kur përfundojnë edhe benefitet”, shkruhet në këtë postim që ka bërë Arbenita.