Arben Mevlani feston ditëlindjen, vajza e vetme ka një urim special për babain
Armina Mevlani është vajzë e vetme, ndaj ajo ka një lidhje shumë të ngushtë me dy prindërit e saj. Ajo ka pasur fatin të ketë baba një personazh shumë të njohur në fushën e televizionit, diçka që ka ndikuar mjaft edhe në karrierën e Arminës. Arben Mevlani ka 22 vite që është pjesë e ekranit si spiker dhe prandaj shqiptarët janë të familjarizuar me figurën e tij. Sot Arbeni feston ditëlindjen dhe në këtë ditë speciale ai ka marrë një urim të veçantë nga vajza e tij.
Armina ka publikuar në ‘Instagram’ një foto që është realizuar disa vite më parë dhe në të dallohet qartë se ajo është e përkëdhelura e babit. Përkrah portretit aq të bukur babë e bijë, bloggerja e njohur ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen babai im special! Të dua shumë! Përgjithmonë”. Në intervista të ndryshme ata kanë treguar se marrëdhënia e tyre më shumë ngjan si ajo e një shoku dhe një shoqeje dhe se Arbeni ka qenë mbështetja më e madhe e Arminës për çdo gjë, shkruan Who.