Arbana Osmani, prezantuese e ‘Festivalit të Këngës’

Eduart Grishaj ka konfirmuar së fundmi se Arbana Osmani do të prezantojë “Festivalin e Këngës” në RTSH këtë vit. Cifti do të bashkëpunojë së bashku në festival. Arbana Osmani në rolin e moderatores ndërsa Grishaj, regjisor.

Gjatë një interviste në emisionin “Ditë pas dite”, ai foli edhe për ndjesitë rreth kësaj eksperience të re.

“E di si më duket sikur luan me Tiranën apo Vllazninë dhe vjen një moment që luan me Kombëtaren. Ne jemi rritur me Festivalin e fundvitit. Ai ishte i vetmi program që ne e prisnim dhe kam një ndjeshmëri të mirë për këtë gjë. Mendoj që jemi bërë një grup që po japim maksimumin edhe duke ndryshuar disa gjëra që ne mendojmë se mund të ishim bërë më mirë dhe që ne do të bëjmë një revolucion. Një nga elementët që ne mendojmë se mund të jetë interesant është votimi i publikut, pra do ta zgjedhë ai se cila këngë do të shkojë në Eurovision”-tregoi Eduart Grishaj./Lapsi.al