Arbana Osmani poston foto me Eduard Grishajn: A është ky “zyrtarizimi” i romancës së tyre?
Stafi i “Dua të të bëj të lumtur” ndodhen në Spanjë për disa ditë pushimi e megjithatë vëmendja e mediave rozë nga postimet që ata bëjnë shkon padyshim tek Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj duke qenë se ata përfliten për një romancë mes tyre.
Ndonëse dyshja s’ka pranuar ende asgjë, Arbana vetëm pak minuta më parë postoi këto foto:
Fansat e tyre i rishpërndanë shpejt në rrjet fotot duke aluduar se ndoshta ky është një “zyrtarizim” i romancës nga ana e Arbanës shtuar faktit që ata janë pranë njëri tjetrit edhe në foton në grup.
Arbana dhe Eduardi ashtu si edhe grupi duken mjaft të lumtur dhe po e shijojnë siç duhet Barcelonën. Se si i kanë “çështjet e zemrës”, ndoshta do të na duhet të presim edhe pak sepse për momentin asgjë s’është konfirmuar përfundimisht. /News31.al