Arbana Osmani për herë të parë në studio me babain e saj

Kjo e shtunë sjell edhe puntatën e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” për këtë sezon. Dhe mbyllja e emisionit ka rezervuar një surprizë të veçantë për vetë Arbana Osmanin.

“Ai është kthyer në një nga personazhet më të famshëm dhe më të diskutuar. Mirëpresim Arjanin!”, dëgjohet të thotë Arbana në videon e publikuar, ku po prezantonte një nga personazhet e ftuar në format. Por, në vend të të ftuarit, në studio është shfaqur i ati i Arbanës.

Moderatorja, e surprizuar teksa shikonte babain që ecte drejt saj, nuk ka mundur ta mbajë të qeshurën. “Po ti këtu? Ah, sa të poshtër janë këta”, ka thënë Arbana, duke iu referuar stafit të emisionit. “Për herë të parë në një studio televizive sëbashku”, ka shkruar moderatorja poshtë videos që ka ndarë me ndjekësit.

Në një nga sezonet e kaluara, Arbana u surprizua kur pa gjyshin dhe gjyshen në studion e programit. Një tjetër surprizë kjo, rezervuar nga vajzat dhe djemtë e “Dua të të bëj të lumtur”. Kujtime, që e bëjnë akoma dhe më të veçantë formatin për Arbanën!

News31.al