Arbana Osmani mes lotësh kujton Adelajdën

Në një koncert, i cili i dedikohej humbjes së gazetares Adelajda Xhemani. Ky koncert, që mblodhi emra të artit dhe muzikës, u prezantua nga moderatorja Arbana Osmani, e cila dikur e ka lakuar gjatë emrin e Adelës në edicionin e “Big Brother”, kur ajo u shndërrua në personazhin më të komentuar në media. Ky prezantim ka qenë ndër më emotivët për moderatoren. “Duke luftuar me lotët sonte gjatë prezantimit të koncertit “Në vend të Adelës”, ka shkruar Arbana në postimin e saj, ku duket mjaft e prekur, shkruan Opinion.al. Adelajda humbi jetën në banesën e saj një vit më parë, si pasojë e një ataku kardiak.