Arbana Osmani merr dhuratën speciale nga reperi i njohur për ditëlindje (FOTO)

Një ditë më parë, moderatorja e njohur Arbana Osmani festoi ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë për të, nuk kanë munguar urimet dhe surprizat e shumta nga njerëzit e afërt dhe miqtë e saj.

Arbana-Osmani-3

Madje Arbana është surprizuar edhe ditën e sotme me një dhuratë nga reperi i njohur, Noizy.

Ky i fundit i kishte dërguar moderatores të gjithë koleksionin e ri të veshjeve “Illyrian” me rastin e ditëlindjes.

Arbana-Osmani-2

“Faleminderit Noizy që më solle të gjithë koleksionin ‘Illyrian’ për ditëlindjen time”, shkruan Arbana në foton e publikuar në “Instastory” ku shfaqen veshjet e zgjedhura për moderatoren.