Arbana Osmani ka një emision të preferuar shqiptar dhe një thumb!

Arbana pasditen e sotme ka ndjekur “E diell” dhe veçanërisht rubrikën e Ervin Kurtit “N’fermë”, ku çdo javë ftohen personazhe publikë dhe zhvillojnë intervista e kryejnë punë fshati.

Arbana e ka cilësuar këtë emision si të preferuarin e saj pasi e sheh me qejf, por nuk kursen edhe një kritikë për programet e tjera.

“Bravo Ervin Kurti për këtë rubrikë kaq simpatike, nga të paktat hapësira jovulgare të showbizit në tv tona. E shoh me qejf sa herë e rastis”-shkruan Arbana.