Arbana Osmani gati për një tjetër sipërmarrje: Shumë shpejt me një restorant të sajin

Në InstaStory-n e Arbana Osmanit vështirë të kalojë një ditë pa video gatimesh e pjatash të ndryshme. Pasioni i moderatores për kuzhinën ka bërë që kjo e fundit të botojë dy libra me receta, por duket se planet e saj do të shkojnë edhe më tej.

Në rubrikën ‘Ask me a question’ në Instagram, një nga ndjekësit e ka pyetur Arbanën: “Pse nuk hap një restorant?” Kaq duhej, që moderatorja të zbulojë diçka për të ardhmen. “Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”, është përgjigjur ajo. Pra, Arbanën do ta shohim shumë shpejtë në krye të një biznesi të ri dhe me siguri lajmi i ka gëzuar jo pak ndjekësit e saj besnikë.

Moderatorja është në pritje të ëmbël, ndërsa pak javë më parë mbylli sezonin e “Dua të të bëj të lumtur”. Me fillimin e shtatorit, nuk dihet nëse Arbanën do ta shohim me ndonjë projekt të ri në ekran. Megjithatë, me ardhjen e bebushit në jetë, planet për hapjen e restorantit dhe karrierën televizive në krahun tjetër, fundi i 2020-tës dhe viti i ardhshëm duket se do të jenë plot angazhim për moderatoren.

News31.al