Arbana Osmani bëhet vetë botuese, prish marrëdhënien me Arlinda Dudaj

Ata që vizituan Panairin e Librit javën që shkoi, u ra në sy fakti se tek stenda e Arbana Osmanit kishte shumë fansa të saj që bashkë me librin “Receta për 5 minuta”, shfrytëzonin rastin për të marrë një autograf dhe për të bërë një foto me moderatoren e njohur të “Top Channel”.

Arbana-2

Nga ana tjetër ra në sy fakti që këtë herë Arbana u prezantua vetë si botuese, pasi mesa shihet ka prishur marrëdhëniet me Shtëpinë botuese “Dudaj”, që drejtohet nga Arlinda Dudaj, botuesja e librit të saj të parë “Receta për njerëzit që dua”. Arlinda ishte dhe mikesha e ngushtë e Arbanës, pasi në drekat apo darkat që gatuante për miqtë më të afërt në shtëpinë e saj, Arlinda ishte kryesorja në tavolinë e shtruar me pjatat e saj të preferuara./Story.al