Arbana Osmani bëhet nënë për herë të tretë, zbulon emrin e së bijës
Arbana Osmani është bërë nënë për herë të tretë. Lajmin e ka bërë me dije vetë moderatorja përmes një postimi në rrjete sociale. Ajo ka sjellë në jetë një vajzë që e ka quajtur Zoi. Moderatorja ka ndarë foton e parë me të bijën në krah, ndërsa shkruan fjalët më të ëmbla për të.
“Dreams do come true✨✨✨ Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi ❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar 🤍”, ka shkruar Arbana ndërsa nuk kanë munguar urimet e shumta nga fansat e saj.
/abcnews.al