
Arbana ka një pyetje për të gjitha mamat e çunave dhe gocave, ju i jepni përgjigje
Fundjava e Arbanës është nga ato më të ëmblat e kjo padiskutim prej dy fëmijëve të saj, Joni dhe Diell.
Teksa Diell rritet i dhuron mamit dhe përqafimet me më shumë dashuri, duke i ngjallur Arbanës një pikëpyetje të madhe, a janë vetëm djemtë kështu apo edhe vajzat?
“A bëjnë dhe gocat kështu apo vetëm çunat?”, ka shkruar Arbana krah këtij momenti.
Ne nuk e dimë si qëndron e vërteta, as nëse Arbana do guxojë ta marrë këtë përgjigje duke e zgjeruar me familjen edhe me një vajzë, por kjo mbetet për t’u parë./revistawho.com