Arbana ka 3 ngjyra të preferuara këtë vit
Roza, e kuqja dhe e zeza janë tre ngjyrat e preferuara të Arbanës këtë vit. Mjafton të shohim veshjet e fundit të moderatores për të dalë në këtë përfundim.
Gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, Arbanën e kemi parë natën e parë me një fustan të kuq, më pas një i zi në formë xhakete, një rozë sateni dhe së fundmi një tjetër i kuq me mëngë të gjata dhe korse.
Pikërisht këto tre ngjyra ishin zgjedhja e Arbanës edhe në “Festivalin e Këngës”, ku natën e parë u shfaq me një fustan rozë, natën e dytë me fustan të zi dhe të tretën me fustan të kuq. Ju me cilën ngjyrë ju pëlqen Arbana më shumë?