Arbana dhe Edi janë shpirtra binjakë edhe për gjërat e vogla

Me një foto të vetme Arbana ka treguar se si është të kesh një partner “binjak” e çfarë ndodh kur veproni të dy individualisht.

“Të këqijat e të paturit një ‘binjak’ si partner. Secili kishte blerë nga një lule Krishtlindjesh, e tani kemi dy”, ka shkruar moderatorja krah fotos së dy luleve të Krishtlindjes.

Ndonëse në këtë pikë Edi dhe Arbana nuk janë marrë vesh duhet thënë se kjo është një e mirë e përbashkët pasi në periudhën e festave të gjithë “vdesim” ta zbukurojmë shtëpinë e të kemi sa më shumë detaje që na sjellin Vitin e Ri dhe Krishtlindjet pranë.

Ashtu siç në këtë rast dy lule Krishtlindjesh në shtëpi kanë sjellë jo vetëm atmosferë festive, por edhe të qeshura. Dyshja e ka ditëlindjen në të njëjtën ditë, në 7 maj e duket se ngjashmëria e tyre mbetet e madhe në çdo veprim.

/revistawho.com