“Aq shpejt sa s’ta merr mendja”, Rozana Radi pyetet se kur e ka në plan të martohet, këngëtarja nuk e mendon dy herë përgjigjen

Mes shumë pyetjesh të cilat iu janë bërë në instastory, Rozana ka vendosur ti përgjigjet asaj që flet për martesën.

Këngëtarja e njohur, Rozana Radi është tejet aktive në rrjetin social Instagram, aty ku promovon bizneset e saj si edhe projektet televizive. Mirëpo herë pas here artistja i lejon ndjekësit e saj ta pyesin në lidhje me gjërat që mund të kenë kuriozitet.

Mes shumë pyetjesh të cilat iu janë bërë në instastory, Rozana ka vendosur ti përgjigjet asaj që flet për martesën.

“Kur do martohesh?”, ishte pyetja që Rozana iu përgjig:

“Aq shpejt sa s’ta merr mendja”.

Kujtojmë se për jetën private të Rozana Radit nuk dihet shumë dhe nëse martesa do bëhet aq shpejt sa ajo pohon do jetë me të vërtetë një surprizë për të gjithë.

(A.B)/Dosja.al