Anxhelo Koçi: I çmendur pas një femre prej Shqipërie, e vërteta e klipit që…

Zëri melodioz dhe interpretimi i tij me shumë ndjenjë i këngës “Më fal 2” me Arkimed Lushaj (Stresin) ka prekur zemrat e të dashuruarve, por jo vetëm. Anxhelo Koçi është reperi, i cili disa vite pasi e pamë në “Star Academy” tani është pjesë e tregut muzikor si një star i vërtetë. Për bashkëpunimin hit me Stresin, vajza prej Shqipërie që dashuron dhe bashkëpunimet e tjera pas këtij suksesi të furishëm, Anxhelo flet për revistën “Story”.

Nga koha kur të pamë në “Star Academy”, tani ke tërhequr vëmendjen e publikut në duetin me Stresin. Si lindi “Më fal 2”, kjo këngë e ndjerë dashurie?
Përkushtimi im dhe i Stresit për realizimin e një kënge të bukur dhe shpirtërore mbi të gjitha e që të kishte sukses, mundësoi krijimin dhe publikimin e një kënge siç ishte dhe ajo në fjalë “Më fal”.
Ku jeni takuar me Stresin, dhe si u bë i mundur bashkëpunimi?
Ishte DJ i mirënjohur Flor Bana, gjithashtu shoku ynë i përbashkët, i cili bëri të mundur takimin me të. Kështu në studion ku unë punoj Stresi dëgjoi disa materiale, të cilat i pëlqyen shumë dhe aty lindi idea për bashkëpunim.
Në fillimet e tua kujtojmë që ke fituar edhe një kupë në festivalin “Kënga Magjike”. Si do i përshkruaje këto vite të tuat në tregun e muzikës?
Nëse do e ktheja kokën pas, do e përshkruaja me pak fjalë; fillimi i një kohe të artë por vazhdimi falë reperit të mirënjohur Stresi. Ishte ai që më dha mundësinë që vetëm me një këngë të kisha një furi suksesi dhe të tërhiqja vëmendjen e publikut. Edhe një herë ju siguroj që do të jetë edhe me mbreslënës suksesi në vazhdim si artist, pa lënë pa përmendur faktin që tashmë kam pas meje dhe një ekip shumë të fortë, me të cilët kemi ngritur dhe emrin e studios sonë “Headline Records”.
Në jetën tënde private është një femër që të bën ta duash aq shumë sa shpesh t’i thuash “Më fal!”?
Sigurisht që ekziston, dhe nëse nuk ia them asaj kujt tjetër do ja them më fal?!Nuk do të lë pa përmendur faktin që ajo është femën prej Shqipnie. (qesh)
Brenda rrymës hip hop, me cilët repera do të preferoje bashkëpunime të tjera?
Nuk do të doja që të përmendja emra pasi do të dëshiroja që këtë gjë ta ruaja surprizë, por sigurisht që do të jenë emra shum të njohur të muzikës shqiptare.