Anxhelina, vajza e Albërie Hadërgjonaj shfaqet e mbuluar në ar

Ndonëse ka lënë muzikën mënjanë, ende komentohet si një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare për pamjen e saj perfekte. Bëhet fjalë për Anxhelina Hadërgjonajn, e cila shquhet për linjat e saj trupore, shkruan Indeksonline. Së fundmi vajza e dytë e Albërie Hadërgjonaj ka postuar një fotografi ku shfaqet me një fustan ngjyrë ari, teksa ekspozon trupin seksi. Artistja që jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, madje i ka vendosur edhe një mbishkrim mjaft provokues fotos ndërsa thotë: “Zemër a mund ta përballosh këtë? Nuk ma merr mendja!”, ka shkruar ajo duke iu referuar vetes në këtë rast për pamjen e papërballueshme. /Story.al/