Anxhelina Hadërgjonaj photoshop vitheve!
Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar pushimet në Europë. Ajo ka zgjedhur Saint Tropez për të pushuar, ku ka realizuar edhe disa foto me bikini.
Edhe pse ka një trup të tonifikuar e për t’u pasur zili, mesa duket tek pjesa e vitheve nuk është kënaqur. Në fotot e fundit me bikini të kuq, shihet se si ka zgjeruar me photoshop pjesën poshtë belit, për t’u dukur më me shumë forma.