Anxhela Peristerin në plazh, sytë nuk shkojnë tek gjoksi bombastik por tek qukat
Këngëtarja Anxhela Peristeri, ka postuar një foto pa filtra nga plazhi me diçiturën “Relax”. Edhe pse në këtë pozë shihet tek ekspozon gjoksin bombastik, në fakt vëmendjen e tërheqin qukat e shumta në fytyrën e saj, të cilat i zbulon ndoshta për herë të parë. Në fotot skenike make up-i ia mbulon mirë, aq sa nuk e kishim imagjinuar se këngëtarja 32-vjeçare do të kishte një fytyrë të mbushur me quka natyrale. “Dukesh shumë ndryshe” e komentojnë ndjekësit, duke pasur parasysh fotot e saj artistike. Kujtojmë që qukat janë një ndër trendet më të çuditshme të vitit të kaluar, që mesa duket vazhdojnë të pëlqehen edhe këtë verë.. E përpara se të mundoheni t’i fshihni apo të dëshironit të mos i kishit, mësoni më poshtë se çfarë keni të veçantë ju, njerëzit me quka. Të cilësuara në gjuhën mjekësore “ephelide”, qukat janë të trashëguara gjenetikisht. Në të vërtetë qukat janë një mutacion i gjenit MC1R, i cili rregullon pigmentin. Këto të fundit zhvillohen me kalimin e viteve, ndaj deri më tani nuk është regjistruar as një bebe e lindur me quka. Qukat mund të shumëfishohen gjatë ekspozimit tuaj në diell, ndaj është mirë të përdorni gjithmonë krem kundra diellit./Story.al/