Anxhela Peristeri vishet me veshje popullore, faqja zytare e Eurovizionit publikon fotot e këngëtares

Anxhela Peristeri do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”.

“Karma” titullohet kënga që është përzgjedhur fituese në Festivalin e RTSh-së dhjetorin e kaluar, dhe e cila do të jetë prezantuese e shtetit shqiptar në festivalin evropian.

Teksa është duke promovuar projektin muzikor, këngëtarja Peristeri ka realizuar edhe disa fotografi me motive komëbtare, që do të bëjnë edhe më të lehtë identifikimin e këngës.

Këngëtarja ka pozuar me veshje tradicionale, duke pasqyruar kështu kulturën dhe traditën vendase.

Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram i ka publikuar këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë me ndjekësit e saj të shumtë.

“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, kanë shkruar faqja zyrtare e “Eurovision”-it.