
Anxhela Peristeri rrëfen vitet 2000 si spikere lajmesh
Anxhela Peristeri njihet si këngëtare, mirëpo dikur ajo ka prezantuar emisione televizive, dhe madje ka tentuar dhe të bëjë spikeren e lajmeve. E ftuar në emisionin “E Diell”, këngëtarja ka risjellë në vëmendje se në vitet 2000 i ka bërë të gjitha tentativat për t’u futur në botën e artit, shkruan Lapsi.al. “Meqë ekonomia nuk ishte e duhura dhe s`mund të hyja menjëherë në fushën e këngës, provova njëherë veten tek lajmet, pastaj shkova tek Miss-i dhe në emisione të tjera si prezantuese. Si përfundim nuk e fitova audicionin”, ka rrëfyer me nostalgji Anxhela Peristeri.
