Anxhela Peristeri po pa mace të zezë, kthehet nga rruga, po ju jeni supersticiozë?

E ftuar tek “Aldo Morning Show”, Anxhela Peristeri tregoi se është supersticioze. Këngëtarja tha se kthehet nga rruga nëse i del para mace e zezë.

Aldo: Je supersticioze?

Anxhela Peristeri: Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.

Aldo: Seriozisht e beson këtë?

Anxhela Peristeri: Po. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht.