Anxhela Peristeri: Kam bërë shumë mëkate

Hera e fundit kur ngrite kokën lart nga Zoti?
Para 1 ore.
Mëkati më i madh që ke bërë, e që të kanë bërë?
Kam bërë shumë mëkate, dhe më kanë bërë po kaq shumë.
Kujtimi i fundit më i ëmbël, dhe ai i hidhur?
Më i ëmbli është një sufle çokollate, kurse më i hidhuri një kafe shqeto.
Paratë që shpenzove së fundi, dhe pse?
2000 Euro dhe sigurisht për veshje.
Kur përjetove qiellin e shtatë?
Kur arrita në qiellin e shtatë.
Sa kohë ka kaluar kur vuajte për shkëputjen e gjysmës tjetër?
Aq shumë sa s’më kujtohet.
E keqja e të qenit çift?
Më e keqja e të qenit çift është që nuk je tek.
Nëse do të ishe femra e vetme e rruzullit, si do i menaxhoje meshkujt?
Unë do të isha bariu dhe ata do të ishin delet. (qesh)
Hera e fundit që ke bërë dashuri?
Vetëm të parafundit mbaj mend, kështu që nuk i përgjigjem dot kësaj pyetjeje.