Anxhela Peristeri feston ditëlindjen dhe na nxori mallin e festave ‘glamour’
Në vitin që s’kemi evente mondane, ditëlindjet VIP na nxjerrin mallin e festave dhe të dasmave e fustaneve me xixa, që kemi harruar ku i kemi futur. Rradhën e ka pasur Anxhela Peristeri…
Këngëtarja ka festuar 35-vjetorin në një ambient të zbukuruar mes miqsh që ishin kujdesur deri në detaje për pamjen e gjithë mbrëmjen. “Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35 vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova. Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë”, shkroi Peristeri në një prej postimeve të saj. Edhe torta e këtij viti nuk kishte se si të ishte ndryshe veçse me foton e “Eurovision”, festivalin në të cilin Anxhela do na përfaqësojë këtë vit me “Karma”.
Sakaq nëse keni mall për festa e foto plot shkëlqim, mjafton të shikoni momentet e ditëlindjes plot xixa nga Anxhela./revistawho.com