Anxhela Peristeri dhe Elhaida Dani bëjnë paqe, lënë pas inatet me një duet
Mbrëmjen e kaluar, Anxhela Peristeri mbajti një koncert recital me titullin “Reflektim” në Qendrën kulturore në Katedralen Orthodokse në Tiranë. Ajo që na çuditi është ftesa që ajo i bëri koleges së saj, Elhaida Danit për të performuar me të. Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur një debat sa u përket pikëve në festivalin “Kënga Magjike”.
Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida u rendit në vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje. Por tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin saj Elhaidën, dhe mbrëmë ato të dyja e “qanë” sallën me zërat potentë e fantastikë që kanë, shkruan Prive. Në një video që Xhensila Myrtezak ka publikuar në Instagram, ato shfaqen duke kënduar dhe dueti është mbresëlënës.