Anxhela Peristeri & Blerina Matraku të lidhura ngushtë me baballarët: S’e dimë a do të martohemi ndonjë ditë
Këngëtarja Anxhela Peristeri ka qenë e ftuar sot në emisionin “Wake Up”. Ajo ka folur për shumë detaje ga jeta private përveç planeve në muzikë. Një detaj interesant ishte afërsia e madhe që Anxhela ka me prindërit e saj, ndaj për këtë arsye këngëtarja u shpreh se, nuk e di ende nëse do të martohet dot. Ajo tregoi se jetonte ende me prindërit, dhe se i vetmi rast kur ishte shkëputur prej tyre ka qenë në moshën 20-vjeçare, kur ajo u vendos në Greqi. “Unë jetoj ende me prindërit. Vetëm babi ka të drejtën të më zgjojë nga gjumi, askush tjetër. Kemi qenë gjithmonë shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Kur isha 20 vjeçe që shkova në Greqi, dhe sikur u bëra pak më e pavarur.” tregoi ajo. Ndër të tjera ajo rrëfeu se ishte aq e afërt me ta sa nuk dinte më nëse një ditë do të martohej ndonjëherë. E pyetur nga Isli nëse ishte apo jo në një marrëdhënie, Anxhela u përpoq ta anashkalonte këtë temë duke thënë thjesht “jam single”. Ndërkohë një rrëfim të ngjashëm bëri para dy-tre javësh në “Zonë e Lirë”, këngëtarja Blerina Matraku, e cila për disa vite ka punuar si stjuardesë. “Jam 37 vjeçe dhe jetoj ende me prindërit. Nuk e di nëse do të martohem, apo nëse do të kem fëmijë një ditë pasi dua që kur ta lind të kem mundësi t’i siguroj një të ardhme të mirë”, tha ajo. Edhe Blerina gjatë intervistës me Arian Çanin tregoi se kishte marrëdhënie shumë të ngushtë me babain.