Anxhela Martini shfaqet me të birin dhe tregon pse ka munguar në Instagram
Angela Martini lajmëroi javë më parë se është bërë nënë dhe duhet thënë që është larguar shumë nga mediat sociale që pas atij lajmi. Sot me rastin e dy mujorit të lindjes së djalit të saj, modelja dhe bashkëshorti Dragos u shfaqën në disa foto dhe video familjare me djalin në krah, teksa e shëtisnin dhe luanin me të.
“Sot djali ynë u bë 2 muajsh. Sa kohë emocionuese. Kam marrë një pushim nga rrjetet sociale dhe kam qenë shumë e zënë duke shijuar familjen dhe kohën e mrekullueshme me ta”, rrëfeu Angela.
Modelja ka zbuluar më herët se fëmija erdhi në jetë nga një nënë surrogate./revistawho.com