Anxhela Martini provokon me postimin e fundit, rendit disa karakteristika të bashkëshorteve shqiptare

Anxhela Martini u përfol disa muaj më parë lidhur me një divorc të mundshëm mes saj dhe bashkëshortit, Dragos Savulescu. Ky i fundit u dënua me pesë vite burg, pas disa problemesh ligjore me shtetin rumun.

Nuk kaloi gjatë, kur Anxhela u prononcua lidhur me thashethemin rreth ndarjes, duke deklaruar që mes saj dhe të shoqit jo vetëm që nuk do të kishte divorc, por në atë pikë të marrëdhënies mes tyre, modelja ndihej më e dashuruar se kurrë pas tij. Që nga ai moment, Martini vazhdon jetën e saj kryesisht në Amerikë, ndërsa është tejet aktive ne rrjetet sociale.

Angela-2

Së fundmi ajo ka publikuar një shkrim lidhur me gratë shqiptare. “Martohesh me një grua shqiptare dhe përfiton një bashkëshorte, infermiere, pornostar, shefe kuzhine, përkrahëse të flaktë dhe investiguese private në të njejtën kohë”, ka qenë ky shkrimi, të cilin modelja e ka aprovuar, duke shtuar: “Përveç pjesës së shëfes së kuzhinës, pjesa tjetër është ok”.

Duket se në këtë mënyrë Anxhela përshkroi edhe rolin e saj si bashkëshorte, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një këngë shqiptare. Mendoni se i përshtaten këto karakteristika vajzave tona? /News31.al