Antony Blinken 15 minuta takim me Begajn, Sekretari amerikan largohet nga Presidenca
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është larguar nga Presidenca pas 15 minutash takim me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.
Pas takimit me Begaj, Blinken do të takohet me rreth 100 të rinj që janë përfitues të programeve amerikane në fushën e kulturës.
Më pas në agjendë është parashikuar takimi me kryeministrin Edi Rama, ku pas nënshkrimit të marrëveshjeve, pritet që të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët në 18:10.
Krahas takimeve me Presidentin Begaj dhe Kryeministrin Rama, Antorny Bllinken do të takohet dhe me krerët e sistemit të drejtësisë.
panorama.al