Antonela shuan kureshtjen për këpucët 800 euro: Kam punuar, isha shitësja më e mirë!
Antonela Berisha bëri disa rrëfime të reja në “Ftesë në 5” , ku iu rikthye edhe një herë eksperiencës në Big Brother VIP.
“Atë natë kur kam dalë, kam hipur në makinë me motrën më merreshin mendtë dhe se dija kush isha. Mamin e kishte zënë gjumi. Më tha pse je bërë kaq e qetë se jam tip që marr zjarr direkt. Më shumë doja të vija në provë durimin tim dhe besoj se ia kam arritur më së miri. Oferta e Big Brother më ka ardhur vetëm pak ditë para se të hyja. Oferta zyrtare erdhi 1 javë para se të hyja. Kisha parë Primet, por nuk i kisha studiuar personazhet”, tha ajo.
Antonela shpjëgoi arsyen përse nuk tentoi të krijonte lidhje brenda shtëpisë.
“Do vihej epiteti, kjo vdiq për burrë. Nuk kisha sukses në emisione dashurie. Pas dalje, jemi takuar me raste me PM, Sarën, Dagzin, Einxhelin, Trixën, Donaldin, Fifin,” ishte shpjegimi I saj.
Ndërsa për konfliktin me Monika Lubonjën, të cilës i bërtiti se ia kishte shkelur këpucët duke i thënë “Kujdes, bëjnë 800 euro ato këpucë”. E pyetur në “Ftesë më 5” për punën që bën dhe si i fiton të ardhurat për të blerë rroba të shtrenjta, Antonela tha se është maniake për veshjet.
“Unë kam jetuar edhe para Për’puthen, kam punuar që para se të bëhesha 18 vjeçe, kam punuar kameriere, pastruese, e kam fituar lekun vetë. Të gjithë punonim, qeraja nuk është aq e madhe për 5 vetë. Rroga e parë zyrtare ka qenë kur isha stazhiste, 517 euro fiks. Punoja 6 ditë në darkë nga mëngjesi deri kur mbyllej, sapo kisha mbaruar shkollën. Puna më e mirë e paguar ishte kur në një markë franceze më ofruan punë dhe përveç rrogës, kisha dhe përqindje. Mora dhe titull si shitësja më e mirë në Europë”, u shpreh Antonela.