Antonela rikthehet, puth Mevlanin dhe na bëri lëmsh

Në puntatën e të hënës në “Përputhen”, Antonela deklaroi se nuk do të luftojë më për Mevlanin duke u tërhequr nga trëkëndëshi që kishte formuar së bashku me Ledjanën. Kështu Antonela i hapi rrugë kësaj të fundit për të vazhduar njohjen me Mevlanin dhe për dy ditë mungoi në emision.
Sot Antonela është rikthyer dhe menjëherë ka ndezur polemika. Ndonëse deklaroi se do të tërhiqej, ajo shkoi dhe puthi Mevlanin duke i bërë lëmsh të gjithë.

“Unë e lë për më mirë Mevlanin, e gjej më keq. Është bërë dy lekë rob”, tha Antonela duke akuzuar Ledjanën se nuk e ka trajtuar mirë Mevlanin.

“Kur doli Ledjana, unë shkova ta kërkoja, kurse ajo nuk e ka çau kokën se ku isha kur dola unë”, tha Mevlani, i cili duket gjithashtu me hatër të mbetur me Ledjanën.

“Po cohem të puth pak Mevlanin”, tha Antonela, veprim i cili shkaktoi reagimin e Ledjanës.

“Ti mezi po prisje që të të puthte”, i tha Ledjana – Mevlanit.