Antonela flet nga Sanremo: “Italianët me gojë hapur, rashë direkt në sy”

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Antonela Berisha, e cila ka qenë kryefjalë në media për shkak të pjesëmarrjes në “Sanremo 2022”.

E pyetur nga gazetarja e Top Channel, ajo tregoi se është e angazhuar me aktivitetet e paradites para spektaklit, kryesisht në intervista me personazhet VIP.

“Jam mësuar në televizionet shqiptare, këtu është ndryshe. Ndihesh shumë… Nuk di të them, kënaqësi e madhe, rashë direkt në sy me këto veshjet, kishin mbetur me gojë hapur”.

“Nuk e kisha imagjinuar që do arrija deri këtu jam shumë e lumtur, se kjo gjë sigurisht është edhe falë Top Channel”, tha bukuroshja shkodrane.

Kujtojmë se Antonela u bë e njohur vjet në pjesëmarren e saj në Përputhen, sidomos për trekëndëshin mes saj Mevlanit dhe Ledjanës.

Sivjet, Antonela mori pjesë në ‘BBV’, por nuk është se qëndroi edhe aq shumë gjatë, pasi hyri në mes të sezonit dhe e kishte të vështirë të ndryshonte balancat në shtëpi.