Antonela Berisha zbulon dhuratën më të shtrenjtë në “Zemër Luana”: Partneri më ka blerë apartament 300 mijë Euro!
“Zemër Luana” ka rezervuar një spektakël të jashtëzakonshëm edhe mbrëmjen e sotshme, ku të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca, kanë qenë Flor Binaj, Dren Abazi, Adelina Tahiri, Antonela Berisha, Bujar Qamili dhe Sabiani.
Siç e do zakoni, në fund të spektaklit, të ftuarit duhet t’u përgjigjen pyetjeve të vështira “Në gojë të Luanit”, e kush nuk përgjigjet duhet të shohë çfarë rezervon goja e Luanit për të. Pyetja për Antonelën ka qenë se cila ishte dhurata më e shtrenjtë që ajo kishte bërë dhe dhurata më e shtrenjtë që kishte marrë nga partneri, duke treguar edhe vlerën e tyre.
Antonela, si një personazh pa doreza e cila nuk kursehet të tregohet e sinqertë kur vjen puna tek vlerat monetare, ka thënë se ajo vetë është dhurata më e shtrenjtë që i ka bërë dikujt. Sa i përket dhuratës më të shtrenjtë që ka marrë, Antonela ka thënë: “Një dublex (apartament), i cili ka kushtuar 300 mijë euro”.
Ku sigurisht ka patur shumë reagime në skenë, teksa Olsi Bylyku ka thënë me batutë: “Ku i gjeni këta moj?”./tvklan.al