Anthony s’ka lënë vend të trupit pa tatuazhe, Pirro Çako tregon ç’mendon për të birin

Djali i Pirro Çakos, Anthony, ka mbushur trupin plot me tatuazhe. Dhe pikërisht për këtë, këngëtari u pyet gjatë paraqitjes së tij në emisionin BECaffe, ku foli edhe projektet e tij dhe planet e së ardhmes.

Pirro-Cako-2

Gjatë intervistës, Bes Kallaku e pyeti Pirro Çakon, se a i pëlqejnë tatuazhet e të birit dhe përgjigja e këngëtarit na befasoi.“Tatuzhet më pëlqejnë, janë gjëra që nuk i kam bërë unë në rini e tani më duken si rinia ime, është çështje shijeje dhe atëherë kishte koncepte të tjera”, ka thënë ai, citohet nga Prive. Ndër të tjerash, Pirro tregoi se po punon për këngë të reja që do të publikohen së shpejti.