Anna Oxa, këngëtarja italiane, kameleon i ndryshimeve në look
Anna Oxa ka më shumë se 4 dekada në skenën italiane dhe suksesi e ka çuar edhe përtej kufijve. Sot ajo feston 60 vite jetë dhe ne po ju kujtojmë disa nga transformimet e saj në pamje që i kanë bërë të gjithë të flasin. Në vitin 1978 ajo ishte vetëm 17 vjeç dhe u ngjit për herë të parë në skenë, asokohe me një look punk dhe të paharrueshëm sepse ishte i guximshëm për kohën.
Nëse do kishte lindur në SHBA, ajo do kishte qenë para Madonnës apo Lady Gagës si artistja që ka eksperimentuar më shumë me pamjen në gjithë vitet e karrierës.
Në vazhdimësi të karrierës Anna ka bërë edhe më shumë eksperimente dhe ka treguar nevojën që ka për të ndryshuar nën lëkurën e saj. Ajo kaloi nga stili punk në bjonde me flokë të shkurtër duke na treguar një anë shumë sensuale. Dhe pse e kishin këshilluar të ruante një linjë në pamje, Oxa nuk e bëri këtë dhe e la veten të lirë të përjetonte çdo ndryshim ashtu siç e mendonte.
Nga fundi i viteve ’90 ajo eksperimentoi me të famshmin, flokun me dy ngjyra, më pas shfaqet me flokun stil i lagur. Ndërsa përsa i përket grimit ajo zgjedh ngjyra miqësore. Flokët prej kohësh i mban të gjata me një stil disi hippy. Më tej ju sjellim me foto disa nga transformimet e saj ndër vite./revistawho.com