Anna nis ditën e parë të shkollës, Arditi e shoqëron dhe e mbështet gjithmonë

Dita e fundit e gushtit ka konsistuar në hapjen e disa shkollave private në vend.

Edhe vogëlushja e moderatorit, Ardit Gjebrea, Anna ka nisur ditën e parë të shkollës. Arditi ka treguar gjithmonë përkushtimin e tij ndaj Annës dhe sigurisht që e ka shoqëruar në nisjen e këtij viti shkollor.

Ai ka ndarë një foto krah vajzës, e cila duket e veshur me uniformën e shkollës.

“Vit të mbarë shkollor”, shkruan moderatori.

View this post on Instagram

Vit të mbarë shkollor @annagjebreaofficial ♥️

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Kujtojmë se edhe vetë Arditi po përgatitet për një tjetër sezon të suksesshëm të “E diela shqiptare”, që siç ka treguar gjithmonë nuk do kishte mundur ta realizonte pa mbështetjen e familjes së tij.